Si të mbroheni nga rrezatimet e dëmshme të celularit

Mos i humb

Në një kohë që përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera digjitale vazhdon të rritet, valët elektromagnetike të lëshuara prej tyre po shndërrohen në një kërcënim serioz për shëndetin tonë. Kjo veçanërisht në drejtim të ndryshimeve që pëson metabolizmi i trurit.

Sipas Living, më të dëmshmet, përfshijnë valët e prodhuara artificialisht, si nga stacionet e radios, televizorët, telefonat celulare, kompjuterët, si dhe pajisje të tjera. Në të gjitha këto raste, valët transmetojnë energji, secila në masë më të madhe, apo më të vogël. Duke qenë se janë valë me karakteristika të ndryshme, edhe efekti i tyre mbi organizmin është i ndryshëm.

“E gjitha kjo është një ndotje e “padukshme”, “nuk ka erë”, por që shkakton rrezatim elektromagnetik veçanërisht të rëndë dhe të dëmshëm, duke rrezikuar për tumore, sidomos tek fëmijët. Studimet e viteve të fundit kanë vënë në dukje se valët e padukshme të spektrit elektromagnetik, kanë një ndikim të thellë mbi çdo aspekt të rregullimit biologjik. Funksionet biologjike të organizmit tonë (të rrahurat e zemrës, funksionimi i trurit, reaksionet metabolike që ndodhin në çdo qelizë, etj), rregullohen nga rryma, pra ne jemi “qenie elektrike”, vë në dukje dr. Viktor Qereshniku.

Kërkuesit në Institutin Kombëtar për Shëndetësi kanë zbuluar se vetëm mbajtja e një celulari aktiv afër kokës për 50 minuta, prodhon ndryshime të dukshme në metabolizmin e trurit.

Ja çfarë duhet të bëni për të mbrojtur veten nga rrezatimet e dëmshme:

Të mos mbahet telefoni celular afër, nën jastëk, gjatë gjumit.

Të shkurtohet koha dhe numri i telefonatave që bëni nëpërmjet aparatit celular.

Të përdoren kufjet, sepse edhe me disa centimetra distancë, fusha elektromagnetike bie dukshëm në intensitet.

Të mbahet celulari sa me larg që të jetë e mundur nga koka. Këshillohet që të përdorni më shumë të shkruarit e mesazheve, ose të përdorni altoparlantin e celularit sa më shpesh.

Në shtëpi këshillohet të përdoren telefona me tela të modës së vjetër, në vend të atyre bashkëkohore pa tela.

Po ashtu laptopi duhet të mbahet larg nga prehri.

Duhet të mbani sa më pak pajisje të tilla në dhomën e gjumit.

Duhet t’i jepni përparësi konsumimit të ushqimeve të shëndetshme dhe atyre suplementare antioksidues, për të luftuar radikalet e lira që valët elektromagnetike krijojnë.

Duhet që të përdorni teknologji tokëzimi për të stabilizuar ritmet elektrike të trupit dhe minimizuar efektet e interferencës së frekuencave elektromagnetike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit