Si të Përgatisni Lazanja me Spinaq – E Ngrohtë dhe Plot Shije

Mos i humb

Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel, telefonata anonime ngre në ‘këmbë’ Parisin

Një alarm për bombë ka ngritur Parisin në këmbë. Policia dyshon se mund të ketë një bombë në kullën Eiffel bazuar mbi...

Pandemia shtyn karnavalet në Brazil/ Zyrtarët: Caktimi i datës së re do të varet nga…

Pandemia me koronavirus ka shtuar një tjetër viktimë në listën e gjatë të ngjarjeve vjetore të anuluara apo të shtyra për shkak...

Forcat armene shkëmbejnë zjarr me ata azere, 15 ushtarë të tjerë të vrarë

Forcat armene dhe azere shkëmbyen zjarr të ashpër për një ditë të dytë të hënën mbi territorin e diskutueshëm të Nago-Karabakut, me...

Meta pret Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri: Uroj një bashkëpunim të shkëlqyer mes vendit tonë e KB

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Koordinatoren e re Rezidente të OKB-së në Shqipëri, znj.Fiona McCluney, me...

Lazanja është një ndër ato gatime që shumë lehtë mund të fitojë zemrës e të gjithë atyre që e provojnë.

Kombinimet e saj mund t’i gjeni nga më të ndryshmet, me ose pa mish, por e rëndësishme është që shija e mrekullueshme mbetet gjithnjë aty.

Për këtë dhe shumë arsye të tjera, tavat e lazanjës janë perfekte për të kaluar vakte të ngrohta duke kënaqur të gjithë familjen.

Në recetën e sotme nga AgroWeb.org gjeni të shpjeguar një ndër kombinimet më të mrekullueshme e të shëndetëshme të lazanjës.

Atë me spinaq, djathë dhe erëza të ndryshme.

Lazanja me spinaq më siguri do të kthehet në një ushqim të preferuar po aq shpejt sa ajo tradicionalja me mish e salcë.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë dhe të mrekullueshme të përgatitjes së kësaj recete të veçantë.

Përbërësit

1 kuti me makarona për lazanja

50 gr djathë kaçkavall i grirë

450 gr salcë domatesh

1 kg spinaq

750 gr gjizë pa kripë

1 qepë e madhe

3 thelbi hudhër

1 lugë gjelle rigon

1 vezë e madhe

kripë

piper i zi

vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të filloni duke ngrohur furrën në temperaturën 180 gradë C.

Ndërkohë vini  në zjarr një tenxhere të mbushur me ujë dhe kripë dhe kur uji të fillojë të ziejë, fusni petët e lazanjas dhe lërini për disa minuta.

Veproni njësoj si me zierjen e makaronave normale, por mos i lini petët tuaja të zbuten plotësisht.

Më pas nxirrini nga uji thajini pak, duke i vendosur në një letër dhe vazhdoni me përgatitjen.

Hiqni tenxheren dhe vendosni në zjarr një tigan duke i shtuar dhe pak vaj ulliri.

Më pas shtoni qepën e grirë hollë, hudhrën e grirë, pak kripë, piper të zi të bluar dhe rigon.

Përzieni mirë dhe më pas shtoni spinaqin e pastruar mirë dhe të prerë në fije të holla.

Lëreni tiganin në zjarr mesatar, duke përzier përbërësit herë pas here, ndërkohë në një enë të thellë hidhni të gjithë gjizën pa kripë.

Po aty shtoni vezën dhe djathin kaçkavall të grirë, me pak kripë dhe piper.

Kur spinaqi të jetë gati hiqeni nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Ndërkohë zgjidhni një tavë mesatare pjekje dhe shtroni 4-5 petët e para të lazanjas, duke i mbivendosur pak tek njëra tjetra.

Shtoni sipër tyre 1-2 lugë gjelle me salcë domatesh e më pas një shtresë me spinaq dhe një shtresë me gjizë.

Bëni kujdes që këto shtresa të jenë të gjitha të përhapura në mënyrë të barabartë nëpër të gjithë petët tuaja të lazanjave.

Më pas vendosni sërish një shtresë me petë për lazanja rreth 4-5 prej tyre, hidhni pak salcë domatesh, spinaq dhe gjizë.

Bëjeni këtë derisa të mbarojnë të gjithë petët e makaronave dhe përbërësit e tjerë.

Në fund spërkateni me pak salcë sipër dëshirës dhe pak djathë kaçkavall të grirë.

Për Pjekjen

Mbulojeni tavën me letër pjekje ,në mënyrë që të krijojë një hapësirë hermetike në tavë dhe aromat të mos dalin jashtë.

Futeni tavën tuaj të piqet në temperaturë 180 gradë për rreth 45 minuta.

Më pas hiqni letrën që vendosët sipër dhe lëreni të piqet edhe për 15 minuta të tjera.

Kur të jetë pjekur dhe salca të jetë mpiksur mirë lart, hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.

Lëreni  të ftohet në temperaturë ambienti e më pas mund ta prisni dhe ta shërbeni sipas dëshirës tuaj.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...