Si të ruani ushqimin e freskët dhe të kurseni para?

Mos i humb

Le të thotë ndonjëra se nuk ka hedhur sikur edhe njëherë të vetme pjesën e mbetur të dredhëzave, të bukës, të perimeve, etj.

Që të mos e shpërdoroni më ushqimin dhe të kurseni paratë, zbuloni disa gjeste magjike.

Për të shmangur kalbjen e frutave të pyllit

Për të ruajtur për një kohë të gjatë frutat e pyllit dhe që shija mos t’ju ndryshojë futni fillimisht në një enë me ujë ku keni tretur uthull molle ose uthull të bardhë. Kjo gjë do i forcojë.

Për të ruajtur sa më gjatë bukën e prerë në feta

Që buka të mos myket kur hapet qesja, futni brenda një degë selino.

Nëse nuk doni që frutat që keni blerë të zbuten shpejt mbajini fillimisht larg mollëve. Bananeve nga ana tjetër bishtat me cellofon.

Për t’i ruajtur sa më gjatë perimet

E njëjta gjë ndodh edhe për perimet. Nëse i mbështillni me letër alumini ato do rezistojnë më gjatë dhe selinoja apo brokoli mund të rezistojë edhe disa javë. Sallatën jeshile mund ta mbani më gjatë nëse pasi ta lani ta mbështillni me letër kuzhine (në mënyrë që ajo të përthithë ujin), ta prisni, ta fusni në një tas të mbyllur mirë dhe ajo mund të rezistojë edhe 1 muaj.

Për të ruajtur me gjatë ëmbëlsirat

E keni venë re se biskotat e hapura zbuten shpejt? Për të ruajtur fortësinë dhe shijen e mëparshme futini ato në një tas xhami dhe brenda vendosuni një copë buke, të cilën mirë është ta ndërroni ditë pas dite. Kjo vlen edhe për kekun.

Për të ruajtur të freskëta erëzat

E ku ka më mirë sesa të aromatizosh pjatat me erëza të freskëta? Pasi keni përdorur një pjesë rozmarinë, majdanoz apo diçka tjetër nuk dini ku ta mbani pjesën e mbetur? Grijini, vendosini në kallëpet e akullit, mbushini ato me vaj ulliri dhe futini në ngrirje. Kur t’iu duhen përdorini dhe keni për ta parë që aroma do jetë fantastike.

Çdo gjë në vendin e vet

Një nga rregullat e arta që duhet respektuar për t’i konservuar sa më gjatë ushqimet është vendosja në mjedisin e tyre termik. Ketchup-i, mustarda apo vezët nuk janë të vendosura në frigoriferë kur i blini kështu që nuk është nevoja t’i vendosni as kur i merrni në shtëpi. E njëjta gjë edhe për domatet, të cilat ndryshe nga sa mendohet nuk janë perime, por fruta./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit