Si të ushqeheni kur keni infeksion urinar!

Mos i humb

Infeksionet urinare janë nder infeksionet bakteriale me të shpeshta dhe prekin më së shumti femrat. Këto infeksione mund të bëhen kronike, me një shfaqje rreth 3 herë në vit. E. Coli është bakteri më i zakonshëm përgjegjës për infeksionet urinare, të cilat, sipas mjekëve nëse nuk trajtohen në kohë dhe siç duhet, mund të rezultojnë fatale.

Ushqimet që rekomandohen dhe ato që duhet të evitohen- Nëse funksioni renal është optimal, marrja e mjaftueshme e proteinave cilësore është e domosdoshme. Ushqime si veza, mishi, peshku, mishi i pulës, dhe djathi duhet të jenë prezente në çdo vakt. Mjekët sugjerojnë që të shmangen këto ushqime si: thanat, kumbullat e kuqe dhe vishnje, prodhojnë acid hipurik, i cili rrit aciditetin e urinës. Misri, thjerrëzat, buka, brumrat, kikiriket,dhe arrat gjithashtu.

Marrja e mjaftueshme e ushqimeve me vitaminën C është e nevojshme për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Ushqime të tilla janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat e kuq. 1 lëng karote me portokall çdo mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë për të forcuar mbrojtjen kundër infeksionit. Ekspertët sugjerojnë evitimin e kafeinës dhe alkoolit, të konsumohet ujë mjaftueshëm. /ATA/

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit