Si të veproni kur fëmija juaj urinon natën?

Mos i humb

Çdo fëmijë normal pas tre vitesh nuk urinon as natën as ditën. Nga kjo sëmundje, që quhet ‘Enureza Nokturne’ preket më shumë djemtë.

Shkaqet e urinimit jashtë vullnetit janë të shumta. Anomalitë e lindura në rrugët urinare, anomalitë në shtyllën kurrizore apo në diabetin e fëmijëve të vegjël. Një arsye tjetër është gjumi i thellë i fëmijëve.

Shkaku kryesor në shumicën e rasteve duhet kërkuar tek çrregullimet neuropsiqike. Megjithatë është vështirë të zbulohen shkaqet konkrete. Fëmijës mbas orës 16:00 nuk i jepet asnjë lëng për të pirë.

Këshillohen ushqime me pak kripë sepse kripa pakëson urinën. Fëmija duhet të zgjohet natën që të urinojë me vullnetin e tij. Shtrati nuk duhet të jetë i butë dhe i ngrohtë. Fëmija nuk duhet të dënohet pasi i shtohet më shumë frika dhe paniku.

Një lugë kafeje me fara majdanozi e hidhni në një gjysmë litri ujë dhe zieni për 20 min. Lëngu kullohet dhe pihet në vend të ujit gjatë ditës deri në shërim.

Merrni 90 gjethe gështenje të butë. I zieni në 600 ml ujë derisa të mbeten 2 gota çaj i përftuar nga ky lëng. Pihet i ngrohtë nga një filxhan kafeje 2 herë në ditë. Përgatitja bëhet 2 ditë radhazi.

Gjethet dhe majat e lulëzuara të bimës rodhëza shtypen në një pjatë porcelani derisa të bëhet pluhur i imët. Nga kjo merret 1 lugë kafeje çdo darkë para gjumit, për një muaj rresht.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit