Si të Zgjedhësh një Shalqi të Përsosur: Sekretet e një Fermeri me Përvojë

Mos i humb

Kush nuk i do shalqinjtë!

Shumica e njerëzve janë të fiksuar me këtë frut të shijshëm dhe freskues. Ndonjëherë mendojmë se nëse nuk je një fermer me përvojë, blerja e një shalqiri të lëngshëm, të shijshëm, plotësisht të pjekur dhe të ëmbël është kokë a pilë.

Megjithatë, nuk duhet të jetë kështu në qoftë se ju kërkoni për disa detaje kur ju jeni duke zgjedhur një shalqi. Në fakt, mund të dallosh nëse një shalqi është pjekur edhe pa e prerë atë.

Më poshtë gjeni disa këshilla nga fermerët me eksperiencë që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni më mirë shalqirin herës tjetër.

Shiko për shenjën e fushës

Shenja e verdhë, e njohur si shenja e fushës, është vendi ku shalqiri është mbështetur në tokë. Shalqinjtë e pjekur gjithmonë kanë pika të verdha të zbehtaë apo edhe portokalli në të verdhë, jo të bardha.

Shikoni për ‘rripa të trashë’

Këto shenja të rripave ngjyrë kafe në shalqi do të thonë se bletët kanë prekur pjesët e pllenuara të luleve shumë herë. Sa më shumë pllenim, aq më i ëmbël është fruti.

Shalqi ‘Vajzë’ dhe ‘Djalë’

Shumë njerëz nuk e dinë se fermerët E dallojnë shalqirin sipas gjinisë. Për shembull, ‘djemtë’ janë më të mëdhenj, kanë një formë të zgjatur dhe një shije më të lëngshme. ‘Vajzat’ kanë një formë më të harmonizuar dhe janë shumë të ëmbël.

Kushtojini vëmendje madhësisë

Është më mirë të zgjidhni as shalqirin më të madh e as më të voglin. Zgjidh një frut mesatare. Dhe vini re: i mëdh apo i vogël, shalqiri duhet të ndihet i rëndë për madhësinë e tij.

Kontrolloni bishtin

Një bisht i thatë tregon se shalqiri është i pjekur. Megjithatë, nëse bishti është i gjelbër, me siguri do të thotë se shalqiri është këputur shumë shpejt dhe nuk do të jetë mjaftueshëm i pjekur./lezhanews.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit