Si t’i bindni adoleshentët të ushqehen shëndetshëm? Ju tregojnë nënat nutricioniste!

Mos i humb

Shumica e adoleshentëve hezitojnë të hanë shëndetshëm, e madje mund të jenë më kokëfortë se fëmijët dy vjeç. Por tri gra që specialiste të nutricionit, dhe nëna gjithashtu, kanë dalë me një artikull hulumtues dhe këshillues se si t’i bindni adoleshentët të marrin ushqimet e duhura për ta.

Karen Ansel, nënë e një vajze adoleshente dhe autore e librit “Shëndetshëm dhe në nxitim”, thotë për Yahoo Lifestyle adoleshentët nuk duhen lënë të hanë çfarë të duan, dhe se për këtë, zakonet e të ushqyerit shëndetshëm duhen vendosur me kohë.”

“Është problematike sepse autoriteti i prindërve për ta është sfidues. Megjithatë, zëvendësimi i përbërësve të përpunuar me ata natyral është njëri nga opsionet më të mira”, thotë Ansel.

Edhe Sonya Angelone, nutricioniste dhe nënë e një djali adoleshenti, thotë se autonomia e tyre i lejon ata që të zgjedhin se çfarë të hanë e çfarë jo.

“Në përgjithësi, adoleshentët i japin përparësi komoditetit, shijes dhe çmimit më të lirë që zakonisht do të thotë se ata pëlqejnë “ushqim të shpejtë, pica, patate të skuqura dhe produkte të tjera të lira që mund t’i gjeni në dyqanet”, shpjegon ajo. “Prandaj duhet t’ua kujtojmë se aknet, ankthi dhe stresi lidhen edhe me mënyrën e të ushqyerit”, thotë ajo.

Ndërsa Samantha Cassetty, gjithashtu nënë e një adoleshenti, në një masë i arsyeton moshatarët e birit të tij, duke thënë se “nuk është gjithmonë e lehtë t’i hani ato që janë në shtëpi”. Megjithatë, ajo ka disa këshilla.

Jo rekomandon që perimet të mos kufizohen nga kripa, pasi adoleshentët megjithatë kanë nevojë për jod, dhe kripa ia mundëson perimeve të jenë më të shijshme.

Ajo gjithashtu rekomandon më shumë erëza dhe “forcues të aromës” që do t;i nxisnin të rinjtë të konsumojnë së paku një tas me sallatë për darkë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit