Si t’i hiqni pesticidet nga frutat dhe perimet e blera?

84
0

Kur blini fruta dhe perime, nuk ka alternativë më të mirë se sa të zgjidhni prodhime organike.

Megjithatë, shitësit që ju besoni se po ju shesin produkte të tilla janë të vështirë për t’u gjetur dhe ushqimi organik zakonisht kushton më shumë se ushqimi i rritur në mënyrë konvencionale.

Pra, shpesh përfundojmë duke mos pasur zgjedhje tjetër se sa të zgjedhim frutat dhe perimet nga raftet e supermarketeve, transmeton Klan Kosova.

Dhe, të gjithë jemi të vetëdijshëm për sasinë e pesticideve të përdorura në prodhime të tilla gjatë periudhës së kultivimit.

Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni konsumimin e frutave dhe perimeve ose të kufizoni konsumin tuaj vetëm në raste kur mund të gjeni një shitës të besuar ose kur mund t’i përballoni financiarisht ushqimet organike.

Një truk i thjeshtë në shtëpi mund t’ju ndihmojë të hiqni të gjitha mbetjet e pesticideve nga frutat ose perimet e blera nga dyqani.

Të gjitha që ju duhen janë ujë, uthull molle, lëng limoni dhe sodë bikarbone (sodë buke).

Merrni një enë dhe përzieni një filxhan ujë, një filxhan uthull molle, një lugë gjellë sodë bikarbone dhe dy lugë gjelle lëng limoni.

Lëreni këtë përzierje të qëndrojë pak para se ta transferoni në një shishe spreji.

Më pas këtë sprej spërkateni në fruta dhe perime.

Lëreni të qëndrojnë ashtu frutat dhe perimet për pesë minuta më pas lani mirë./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here