Si t’i ndaloni dhimbjet e kokës në verë?

Mos i humb

Bashkë me verën, shtohen edhe dhimbjet e kokës.

Për shkak të kërkesave të shumta të lexuesve rreth këtij problemi, gazeta “Super Shëndeti” po ju risjell disa kura të shpejta bimore, por me informacion më të zgjeruar.

Dy formulat e mëposhtme që janë me uthull molle dhe me limon, janë të përkthyera nga një sajt i certifikuar anglez për mjekësinë herbalistike…

1. KURA E UTHULLËS SË MOLLËS
Në rast se vuani nga një formë e migrenës dhe përjetoni një ose disa prej këtyre simptomave: ndjesi të vjella, kokë që ju vjen vërdallë, lëndime, ndjesi goditjeje, dhimbje etj, patjetër duhet të provoni këtë ilaç të thjeshtë, duke përdorur vetëm 2 përbërës: uthull dhe ujë.

JA SI BËHET: Përzieni 50 ml uthull dhe 50 ml ujë në një filxhan (sigurohuni që uji të mos jetë shumë i ftohtë).

Lagini flokët dhe derdhni përzierjen mbi majën e kokës, në mënyrë që ajo të rrjedhë, duke lagur qafën tuaj.

Procesin bëjeni ngadalë. Vendosni një peshqir shumë të butë (mundësisht mëndafshi) rreth kokës dhe sigurohuni që pjesa e sipërme e kokës është e mbuluar.

Vendoseni fytyrën poshtë në shtrat, me krahët tuaj përgjatë trupit dhe sytë e mbyllur.

Qëndroni kështu për 10 minuta dhe pastaj, mund të ngriheni dhe të përjetoni rezultatet e mahnitshme.

Nëse është e nevojshme, përsëritni procedurën derisa migrena të zhduket.

Ky është padyshim ilaçi më i thjeshtë dhe më i efektshëm dhe i shpejtë për migrenën.

2. LIMONI

Limoni është shumë efektiv dhe i fuqishëm për të trajtuar dhimbjen e kokës, sepse është freskues dhe zbutës.

Plus, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të acidit alkalik në trup.

• Pirja e ujit të ngrohtë, të përzier me lëng të shtrydhur nga gjysma e limonit, do të zvogëlojë intensitetin e një dhimbje koke.

Ky ilaç natyral është i dobishëm për dhimbje koke të shkaktuara nga gazi në stomak.

• Një tjetër mundësi është që të aplikoni lëvore të limonit, të shtypur, në ballin tuaj për të lehtësuar menjëherë dhimbjen.

Molla apo uthulla e mollës? Duhen të dyja…

Të dyja, mollët dhe uthulla e mollës mund të përdoren për të luftuar një dhimbje koke.

Ato ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit të acidit alkalik në trup.

Për më tepër, thjesht aroma e mollës së gjelbër mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të kokës nga migrena.

• Kur zgjoheni në mëngjes me dhimbje koke, hani një copë mollë të spërkatur me kripë. Pastaj pini ujë të ngrohtë.

• Përndryshe, mbushni një tas të madh me ujë të nxehtë me avull dhe shtoni 3 deri në 4 lugë uthull të mollës.

Mbajeni një peshqir mbi kokën tuaj dhe merrni në avull për 10 deri në 15 minuta.

• Një tjetër mundësi është që të shtoni 2 lugë çaji me uthull të mollës në një gotë uji.

Ju gjithashtu mund të shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni.

Pini 2 ose 3 herë në ditë.

– Mënyrën tjetër të përdorimit të uthullës së mollës, ua kemi shpjeguar që në krye të faqes.

Pini çaj xhenxhefili

Xhenxhefil ka veti anti-inflamatore, që mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.

Gjithashtu ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut në kokë, zvogëlon ënjtjen në tru dhe aktivizon opiatet natyrore në tru që ndihmojnë në zvogëlimin e dhembjes.

• Thjesht pini çaj xhenxhefili, deri në 3 herë në ditë për të zvogëluar inflamacionin në trup dhe për të lehtësuar dhimbjen e kokës.

Është e rëndësishme të pini në fillimin e dhimbjes së kokës, kështu që xhenxhefili mund të veprojë shpejt./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit