Si t’i pastroni syzet pa i dëmtuar!

Mos i humb

Shumica prej nesh i pastrojmë syzet me çfarëdo që kemi afër dorës.

Sigurisht se një pastrim i shpejt me bluzë ose facoletë nuk është gjë e keqe, apo jo? Epo, është tejet gabim!

Pastrimi i shpeshtë i syzeve në këtë mënyrë i dëmton lentat dhe nuk ia vlen të rrezikoni – e posaçërisht kur i keni blerë syzet shumë shtrenjtë.

Cila është mënyra e duhur për t’i pastruar syzet?

Fillimisht ekspertët rekomandojnë që t’i pastroni syzet çdo ditë dhe të siguroheni se i keni duart e pastra para se ta filloni procesin.

Ata sugjerojnë që ose të përdorni facoleta të buta me mikrofibra për lente, ose të përdorni pastrues të lëngshëm lentesh që nuk përmban alkool.

E pastaj t’i thani lentet me një leckë me mikrofibra.

Përveç kësaj, sigurohuni që t’i pastroni syzet krejtësisht, duke përfshirë edhe pjesët te hunda dhe majat e kornizave të cilat shtrihen pas veshëve tuaj.

Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë?

Asnjëherë mos përdorni ujë të ngrohët sepse mund ta dëmtoni shtresën e lenteve.

Kjo shtresë dëmtohet edhe duke i pastruar syzet me xhemperë apo bluzë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit