Si t’i riktheni shkëlqimin rubinetit të lavamanit me 1 përbërës

Mos i humb

Dëshira është që i gjithë lavamani i kuzhinës të jetë gjithmonë me shkëlqim pa njolla apo pika, por duke e përdorur atë vazhdimisht, bëhet një mision i pamundur. Nganjëherë problemi qëndron edhe tek mungesa e kohës për ta pastruar lavamanin dhe rubinetin e ujit ashtu siç duhet, ndaj ky i fundit e humbet shkëlqimin. Shtoji kësaj edhe faktin se pastrimi i tyre është një proces i gjatë dhe i mërzitshëm.

Mund të keni përdorur detergjentë larës dhe sërish ai ka mbetur po në atë gjendje. Por, nuk keni pse të shqetësoheni më as për këtë objekt që e përdorni shumë shpesh.

Ju nevojitet:

Uthull e bardhë

Udhëzime:

Shtoni pak uthull të bardhë në një tas dhe zhysni një leckë të thatë në të.

Sigurohuni që rubineti të jetë i mbyllur dhe nuk rrjedh ujë. Fërkojeni atë me leckën e lagur me uthull duke ushtruar presion mbi njollat apo pikat që gjenden në të.

Më pas mbështilleni leckën rreth rubinetit, shtoni në të uthullën e mbetur dhe lëreni përreth një orë.

Largojeni leckën dhe përdorni një sfungjer për të pastruar shenjat e njollave që mund të kenë mbetur.

Shpëlajeni me ujë të pastër, thajeni me një leckë të thatë dhe në fund admironi shkëlqimin e tij./tesheshi.com/

Shpërndaje:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit