Si ulej dhe mbështetej Pejgamberi alejhi selam?

Mos i humb

Si ulej dhe mbështetej Pejgamberi alejhi selam?Pejgamberi ulej në tokë, në rrogoz ose në ndonjë shtrojë.

Kajla Bintu Mahreme thotë: “Shkova njëherë tek i Dërguari i Allahut, dhe e gjeta të ulur me të ndenjurat në tokë, kofshat ngjitur me barku dhe kërcinjtë shtrënguar me duart (kurfusa).[1]”

Pastaj thotë: “Kur e pashë të Dërguarin e Allahut aq të të përulur e të thjeshtë në formën e ndenjes, më kapën dridhmat prej frikës.”Kur shkoi Adij Ibn Hatimi ta takonte, Pejgamberi e ftoi në shtëpinë e vet.

Shërbëtorja e shtëpisë i hodhi një jastëk për t`u ulur, por Pejgamberi e vendosi jastëkun midis tij dhe Adijit, dhe vetë u ul përtokë.

Adiju thotë: “Atëherë e kuptova që nuk ishte mbret.”Ndonjëherë shtrihej me shpinën në tokë, duke vendosur njërën këmbë mbi tjetrën.

Mbështetej në jastëk, ndonjëherë në krahun e majtë e ndonjëherë në krahun e djathtë. Kur ngrihej të dilte, mbështetej te ndonjë nga shokët e tij, nga pamundësia.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “ZAD EL MEAD”AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.[1]

Një formë tjetër e kësaj ulje është kështu: Të ulesh me gjunjët në tokë, barkun bashkuar me kofshat dhe duart nën sjetulla. Hadithin e shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit