Sigurimi shëndetësor paguan testet për diagnostikimin e koronavirusit

Mos i humb

Testi diagnostikues i koronavirusit të ri Sars-CoV-2 do të rimbursohet nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Këtë njoftim e ka dhënë sot Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). 

Testi, i cili kushton 180 franga zvicerane, do të fillojë të rimbursohet (kompensohet) nga e mërkura, më 4 mars.

Departamenti Federal i Punëve të Brendshme, në kuadër të të cilit vepron edhe BAG, ka vendosur që ky test të shtohet në listën e analizave që i nënshtroheshin pagesës nga kompanitë e sigurimit shëndetësor.

Diagnostikimi i koronavirusit të ri Sars-CoV-2 është pjesë e masave të rekomanduara nga BAG për të luftuar epideminë, sipas një njoftimi për media nga BAG.

Të premten e kaluar Daniel Koch, drejtues i Departamentit të sëmundjeve ngjitëse në kuadër të BAG-së, pati njoftuar se kompanitë e sigurimeve shëndetësore do të paguanin për testet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit