Simiç paralajmëron udhëheqësit e Kosovës, do bllokojmë dialogun nëse nuk e hiqni taksën

Mos i humb

Përfaqësuesi i Listës Serbe Slavko Simiç, ka thënë sot se takimi i  kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj  dhe ambasadori i SHBA në Prishtinë, Filip Kosnett, është vendimtar dhe se nga ky takim varet  e ardhmja e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Simiç, ka kërkuar nga BE dhe ambasadorët e vendeve të  QUINT-it, të ushtrojnë presion ndaj udhëheqësve të Prishtinës për heqjen e taksës.

“Ne presim nga ambasadori në Prishtinë, por edhe nga administrata amerikane, vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Europian, që është ndërmjetësues i dialogut Prishtinë-Beograd, të ushtrojnë më shumë  presion ndaj udhëheqësve të Kosovës për të tërhequr vendimin për taksën dhe  ti shtyjnë ata të ulen një tavolinë negociuese në Bruksel për të zgjidhur të gjitha problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët në Kosovë”, ka thënë Simiç RTS.

Ndryshe ka theksuar Simiç se nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk i bind udhëheqjen e Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë, dialogu do të bllokohet, nuk do të ketë dialog.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit