Sindikalistët nga Shqipëria mbështesin grevën e punonjësve të arsimit kosovarë

Mos i humb

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli, ka mbështetur kolegët e Kosovës në grevë, duke u bërë thirrje që të vazhdojnë të jenë të përkushtuar deri në përmbushjen e kërkesave për rritjen e pagave.

Kaptelli, i cili me bashkëpunëtorët e tij po qëndron për vizitë në Sindikatën e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), së bashku me Komitetin Qendror Grevist vizitoi grevistët në shkollën fillore “Dardania”. Punonjësit e arsimit kosovarë që nga e hëna janë në grevë të përgjithshme ku kërkojnë rritjen e koeficientit të rrogës për më sa paku 30 për qind.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka përsëritur se kjo grevë nuk është me vullnetin e punonjësve të arsimit, por për shkak se sindikata që drejton ai nga muaji maj nuk arriti që përmes dialogut me përfaqësuesit e institucioneve të korrigjojë projektligjin për pagat, për të zgjidhur çështjen e koeficientit të pagesës për punonjësit e arsimit. Jashari theksoi se ligji, të cilin qeveria me proces të përshpejtuar i ka dërguar Kuvendin e Kosovës për miratim në pako me buxhetin për vitin 2019, është diskriminues për të gjithë sistemin arsimor.

“Ne kemi hyrë tashmë në ditën e pestë të grevës, kurse analizat dhe raportet flasin se jemi unik dhe se që nga kopshtet deri në universitete, të gjitha institucionet arsimore janë 100 për qind në grevë. Si qëndrojnë gjërat ne duhet të ngjeshim radhët, sepse greva do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, do të vazhdojë deri në momentin kur institucionet do të përmbushin deklaratat e tyre, pasi vetë ata deklaruan se kërkesat e sindikatës janë të dejta dhe legjitime”, ka thënë Jasharaj.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri, Nevruz Kaptelli, inkurajoi kolegët kosovarë për vazhdimin e grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Qeveritë kanë detyrat e tyre dhe ato kurrë nuk kanë marrë me seriozitet të drejtat dhe dinjitetin e mësuesve. I njëjti fenomen po ndodh në të dy vendet tona, si në Shqipëri ashtu dhe këtu në Kosovë. Të gjithë ata që janë produkti juaj harrojnë se kanë dalur nga duart e juaja, harrojnë se pa arsim nuk ka zhvillimi në asnjë vend, jo vetëm tek ne, por në asnjë vend të botës,”, tha Kaptelli.

Ai theksoi se të gjithë mësuesit nga Shqipëria mbështesin kolegët e tyre në Kosovë. Ai gjithashtu theksoi se pa buxhet të mjaftueshëm nuk mund të ketë arsim cilësor.

Sipas projekt-ligjit për pagat, nga 12 koeficientët e mundshme, koeficienti i parashikuar për punonjësit në kopshte është 1.7, ndërsa për të punësuarit në shkollat ​​e mesme 2.3, të cilën SBASHK e konsideron shumë nënçmuese, sepse është në lartësinë e koeficientit të shoferëve të qeverisë, ndërsa kryeministri i Kosovës ka koeficientin e pagesës 10.

SBASHK theksoi se nuk kërkohet rritja e pagave, por rritja e koeficientit, ashtu që sistemi arsimor të marrë vendin që meriton në shoqëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit