Sindikatat: Sigurimet shëndetësore të ndajnë nga 500 franga për të gjithë

Mos i humb

Sipas shoqatës Santésuisse, fondi rezervë i të gjitha kompanive të sigurimeve shëndetësore aktualisht “peshon” 8.3 miliardë franga . Dhe, kjo rezervë është shumë e madhe, thotë kryetari i Konfederatës Sindikale të Zvicrës (SGB).

Prandaj, sipas tij, 5 miliardë nga kjo shumë mund të shpërndahen direkt te popullata. “Kjo do të ishte mesatarisht rreth 500 franga për person, ose 2,000 franga për një familje prej katër anëtarësh. Kjo është një bazë e mirë për të mbështetur popullsinë dhe konsumin”, thotë Maillard

Interes i madh për fondet rezervë

Por, sindikatat nuk janë të parat që kanë shprehur “oreksin” për rezervat e sigurimeve shëndetësore gjatë krizës. Spitalet po ashtu kanë kërkuar dëmshpërblim për humbjen e fitimeve pas bllokimit, kur nuk lejoheshin të kryenin operacione.

Ndërkaq kompanitë e sigurimeve mbrohen nga këto pretendime. “Në fund të fundit, rezervat kanë kuptim vetëm për një pandemi sikur kjo tani”, thotë Matthias Müller nga Santésuisse.

Në këtë krizë, ato (sigurimet) kanë garantuar se nuk do të ketë rritje të premisë së sigurimit shëndetësor për shkak të virusit të koronës. Kjo madje vlen edhe për një valë të dytë ose të tretë. Edhe atëherë,  këto rezerva janë ato që garantojnë se nuk do të ketë rritje të premisë për shkak të koronavirusit”, thotë Müller.

Kriza e koronës është gjithsesi shumë e ndryshme nga krizat e mëparshme, siç ka qenë kriza financiare dhe ekonomike, ka thënë për mediat Daniel Lampart, kryekonomisti i SGB: “Kjo krizë ndryshon nga krizat e tjera, pasi ndikon në mënyrë të veçantë tek punëtorët me paga të ulëta”, ka thënë ai.

Të përfitojnë punëtorët me paga më të ulëta

Punonjësit në shitje, industrinë e hotelerisë apo floktarët janë veçanërisht të goditur sepse paga e tyre edhe pa këtë krizë ishte shumë e ulët. Nëse tani për shkak të krizës atyre u është caktuar puna me kohë të shkurtër, atyre u paguhet vetëm 80 për qind e pagave që kishin.

Presidenti i SGB Maillard kërkon që personat me të ardhura të ulëta të kenë një kompensim prej 100 për qind. Përndryshe ata do të kenë vështirësi për të paguar të gjitha faturat në fund të muajit.

Me forcimin e fuqins blerëse rritet ekonominë – në parim, punëdhënësit nuk kanë asgjë kundër kësaj. Por jo në këtë mënyrë, thotë kryekonomisti i shoqatës zvicerane të punëdhënësve, Simon Wey: “Sepse kjo do të kishte efektin e gabuar nxitës dhe do të krijojë stimuj të rrejshëm”.

Problemi i pagave të plota edhe për punën me kohë të shkurtër do të diskutohet ende në Parlament. Në tryezë tashmë janë disa përpjekje nga e majta me këtë kërkesë janë. SGB, nga ana tjetër, tani dëshiron të paraqesë kërkesat e saj në Këshillin Federal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit