Sinjale për ulje tensionesh tregtare SHBA-Kinë

Mos i humb

Kina tha se do të heqë tarifat për sojën, mishin e derrit dhe disa produkte të tjera amerikane duke dhënë një tjetër shenjë për ulje të tensioneve mes dy vendeve përpara bisedimeve tregtare të planifikuara për muajin e ardhshëm.

Lajmi u bë i ditur të premten nga agjensia kineze e lajmeve Xinhua duke shënuar zhvillimin më të fundit në një seri gjestesh pajtuese që dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ndërmarrë për të frenuar luftën tregtare.

Të enjten zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Gao Feng tha se Kina po kërkonte të blinte produkte bujqësore amerikane si mishi i derrit e soja.

Zoti Gao tha se shpreson që të dyja palët të vazhdojnë të krijojnë kushte të favorshme për bisedimet e ardhshme tregtare në Uashington.

Kina u kishte vendosur më parë tarifa prej 25 për qind disa produkteve amerikane dhe kishte urdhëruar importuesit që të ndalonin blerjen e sojës, produktin më të importuar nga SHBA-ja. Pekini megjithatë nuk bëri të ditur të premten nëse blerja e sojës do të rifillonte.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit