Sipas familjarëve, të arrestuarit po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit

Mos i humb

Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar dje, janë duke qëndruar në Aeroportin e Prishtinës.

Sipas familjarëve gjashtë të arrestuarit janë duke u mbajtur në pjesën “vip” Aeroportit dhe sipas një informate që kanë marrë sot, tre nga të arrestuarit janë parë sot në Aeroportin e Prishtinës, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Familjarët kanë kërkuar që t’u jepen videoincizimet e të arrestuarve ku shihet deportimi i tyre, për t’u vërtetuar se ata tani më janë dërguar në Turqi. Por pasi nuk u është dëshmuar asnjë fakt, ata shpresojnë se ende janë në Kosovë.

EULEX ka kryer një kontroll sonte në Aeroport, por familjarët thonë se është kontrolluar vetëm pjesa e re e Aeroportit të Prishtinës, kurse ata pretendojnë se familjarët e tyre po mbahen në pjesën e vjetër të Aeroportit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit