Sipas Mogherinit ekziston një shans mes Thaçit dhe Vuçiçit që të gjejnë një zgjidhje

Mos i humb

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, beson se ekziston një shans real për presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës.

Duke folur në konferencën vjetore të ambasadorëve të BE-së, Mogherini theksoi se Ballkani kishte qenë “tepër intensiv” gjatë vitit të kaluar, por që muajt e ardhshëm do të jenë “edhe më të rëndësishëm”.

” Vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga lufta në Kosovë dhe është koha që të përfundojë ky konflikt. Ka një shans të vërtetë për presidentët Vuçiç dhe Thaçi për të arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha ajo.

Ajo ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjore duhet të normalizojë marrëdhëniet e të dyja palëve, të jetë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, së bashku me partnerët tanë në Europë, rajon dhe bashkësi ndërkombëtare, sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të mbështetur këto negociata përmes dialogut dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, tha kryediplomatja europiane./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit