Siri, 167 civilë të vrarë muajin e kaluar

Mos i humb

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 167 civilë kanë humbur jetën si pasojë e luftimeve, sulmeve dhe torturave në Siri muajin e kaluar.

Në raportin e publikuar në lidhje me vrasjet në Siri në muajin tetor, SNHR bëri të ditur se nga 167 civilët e vrarë nga palët ndërluftuese në Siri, 48 janë fëmijë dhe 13 gra.

Sipas raportit, 42 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe gjashtë gra, kanë pësuar nga regjimi i Bashar al-Asadit, ndërsa 43, prej të cilëve 16 fëmijë dhe katër gra, janë vrarë gjatë sulmeve të forcave të koalicionit të kryesuar nga SHBA.

Ndërkaq, organizata terroriste YPG/PKK ka vrarë 12 civilë, përfshirë tre fëmijë dhe një grua, kurse organizata terroriste DEASH 15 civilë, prej të cilëve një fëmijë dhe dy gra.

Po ashtu, gjashtë civilë kanë humbur jetën si pasojë e grupeve opozitare të armatosura apo grupeve kundër regjimit, ndërsa 49 të tjerë, përfshirë 13 fëmijë, janë vrarë nga palë të paidentifikuara.

6.395 civilë të vdekur brenda 10 muajve

Rrjeti sirian po ashtu njoftoi se 6.395 civilë kanë humbur jetën në periudhën janar-tetor të këtij viti, prej të cilëve 4.556 janë vrarë nga ana e regjimit të Asadit apo Rusisë.

Sipas SNHR-së, në muajin janar, në Siri kanë humbur jetën 774 civilë, në shkurt 1.389, në mars 1.241, në prill 408, në maj 354, në qershor 593, në korrik 886, në gusht 391, në shtator 192, ndërsa në tetor 167 civilë.

16 civilë të torturuar për vdekje

Në raport njoftohet se muajin e kaluar, 16 civilë janë vrarë përmes torturave.

Regjimi i Asadit ka torturuar për vdekje 14 civilë, kurse grupi terrorist YPG/PKK dy civilë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit