Siri, 606 civilë të vrarë në 11 javët e fundit nga sulmet në Idlib

Mos i humb

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se 606 civilë kanë humbur jetën nga sulmet e forcave të regjimit të Bashar al-Asadit dhe Rusisë nga 26 prilli në zonën e de-eskalimit të Idlibit.

Në një raport, SNHR tha se nga 606 civilët e vrarë nga 26 prilli, kur regjimi intensifikoi sulmet në Idlib, 157 janë fëmijë dhe 111 gra.

Gjatë periudhës në fjalë, 521 civilë, përfshirë 136 fëmijë dhe 97 gra, janë vrarë nga regjimi i Asadit, kurse 85, prej të cilëve 21 fëmijë dhe 14 gra, kanë humbur jetën nga sulmet e Rusisë.

Raporti po ashtu ka shpalosur të dhëna rreth sulmeve ndaj qendrave vitale, siç janë shkollat, institucionet shëndetësore, rrugët, parqet, tregjet, muzetë dhe kampet.

Në këtë periudhë, në rajonin e Idlibit janë regjistruar 294 sulme ndaj qendrave vitale, përfshirë 87 sulme ndaj shkollave, 62 sulme ndaj faltoreve, 43 ndaj qendrave shëndetësore dhe 30 sulme ndaj qendrës dhe automjeteve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha).

Po ashtu, në raport thuhet se regjimi gjatë sulmeve ka përdorur 1.995 herë bomba fuçi.

Në raport, SNHR ka kërkuar ndalimin e sulmeve të regjimit dhe Rusisë dhe ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve.

– Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi dhe rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Mbi 553 mijë civilë janë zhvendosur si pasojë e bombardimeve që nga nënshkrimi i marrëveshjes midis Rusisë dhe Turqisë në muajin shtator.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit