Siri, arrihet marrëveshja për armëpushim në Dera

Mos i humb

Në provincat Dera dhe Kunejtra në jugperëndimi të Sirisë u arrit në marrëveshje mes opozitarëve ushtarakë sirianë dhe Rusisë për vendosjen e një armëpushimi gjithëpërfshirës.

Përfaqësuesit e opozitarëve në Dera dhe zyrtarët rusë u takuan në rajon për të biseduar në lidhje me vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm ku do të jetë e përfshirë edhe Kunejtra.

Zëdhënësi i Dhomës së Operacioneve Jugore, Huseyin Ebu Sheyma bëri të ditur se u arrit në marrëveshje në negociata për armëpushim.

“Sipas marrëveshjes opozitarët do ti dorëzojnë armët e rënda. Policia ushtarake ruse duke filluar nga kufiri i Jordanisë gradualisht do të hyjë në rajon. Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes opozitarët, të cilët dëshirojnë të largohen nga ky rajon, do të mund të dalin së bashku me familjet e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit