Siri, Asad sinjalizon përdorim force kundër YPG/PKK-së

Mos i humb

Lideri i regjimit sirian Bashar al-Asad tha se janë të hapur për negociata me organizatën terroriste YPG/PKK, që përdor emrin Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), apo në të kundërtën do t’i largojë me forcë nga rajonet që kanë pushtuar.

Në një intervistë për televizionin Russia Today, Asad tha se forcat perëndimore nën udhëheqjen e SHBA-ve “mbështesin grupet terroriste” në rajon, duke pohuar se është e vështirë që të jepet një datë për përfundimin e luftës, por se janë shumë afër saj.

Duke përmendur praninë e elementeve amerikane në territoret e Sirisë, Asad tha se “Pas çlirimit të Halepit, Dejrizorit, Homsit dhe tani Damaskut, në duart e SHBA-ve kanë mbetur më pak karta”.

“Me përparimin tonë dhe neutralizimin e terroristëve në vend, SDF ka mbetur problemi i vetëm. Ne synojmë ta zgjidhim me dy mënyra këtë problem. E para, ne jemi të hapur për negociata, sepse shumica e anëtarëve të SDF-së janë sirianë. Ne besojmë se ata e duan vendin e tyre dhe nuk dëshirojnë të jenë marionetë e forcave të huaja. Pra, kemi një pozicion të përbashkët. Askush nga ne nuk i beson SHBA-ve. Jo për shkak të luftës, jo për dhjetë vite, por sepse ata mashtrojnë në çdo hap. Ata gjithmonë e kanë ndryshe atë që bëjnë nga ajo që flasin. Për këtë arsye, njëra prej opsioneve është që ne si sirianë të jetojmë bashkë me sirianët. Nëse nga negociatat nuk arrihet rezultat, atëherë vazhdojmë të çlirojmë rajonet (nga YPG/PKK) duke përdorur forcën”, është shprehur Asad, duke shtuar se SDF është karta e re e SHBA-ve.

Ndër të tjera, ai tha se fakti që ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë nuk ka konflikte në Siri është falë zgjuarsisë së Rusisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit