Siri, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur nga sulmet ajrore në Idlib

Mos i humb

Si pasojë e sulmeve ajrore nga avionët rusë në qarkun Maartinuman të qytetit Idlib në veri të Sirisë të paktën 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) Haj Yusuf në një deklaratë për AA tha se po vazhdojnë sulmet intensive ndaj Idlibit. “Në sulmet ajrore nga avionët luftarak në orët e mbrëmjes në qarkun Maaratinuman 10 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 20 të tjerë janë plagosur”, tha ai.

Zyrtari i shtëpisë së vëzhgimit të avionëve të opozitarëve, Ebu Bahr tha se “Rusia përveç avionëve luftarakë sulmet e saj i kryen me predha balistike të shkrepura nga anijet luftarake të vendosura në Detin Mesdhe”.

Zona e deeskalimit të Idlibit është shënjestër e sulmeve të intensifikuara ajrore në dy muajt e fundit. Vetëm në sulmet gjatë muajit janar kanë humbur jetën 211 civilë ndërsa 1.447 të tjerë janë plagosur.

Guta Lindore dhe Idlibi në takimin e Astanas më 4-5 maj të vitit të kaluar u shpallën si zona të deeskalimit nga Turqia, Rusia dhe Irani./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit