Siri, disa civilë të vrarë dhe të plagosur në sulmet ajrore ruse

Mos i humb

Të paktën 3 presona u vranë dhe 9 u plagosën në një sulm ajror në perëndim të qytetit sirian, Halep.

Sulmi është kryer nga avionët luftarakë rusë. Burimet lokale thonë se të paktën dhjetë sulme ajrore u kryen në vendbanimet dhe pozicionet e opozitës gjatë natës.

“Sulmi është kryer nga avionët rusë që u ngritën nga baza Himeymim”, konfirmoi Observatori Ajror, i cili i përket opozitës siriane.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Halepit (Beretat e Bardha), Omer Hajj Abu Ubeyde konfirmoi se 3 civilë u vranë dhe 9 të tjerë u plagosën.

Në sulmet e forcave të regjimit që nga 17 shtatori, ditën kur u nënshkrua marrëveshja në Soçi, janë vrarë të paktën 45 civilë dhe një numër i madh i tyre janë plagosur.

Edhe pse opozita në përputhje me marrëveshjen e 10 tetorit, tërhoqi armët e rënda nga zona të caktuara, forcat e regjimit vazhdojnë të kryejnë sulme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit