Siri, koalicioni i kryesuar nga SHBA ka vrarë mbi 2.800 civilë

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në sulmet e forcave të Koalicionit Ndërkombëtar kundër DEASH-it nën kryesimin e SHBA-ve gjatë ndërhyrjeve ushtarake në Siri janë vrarë mbi 2.800 civilë.

SNHR publikoi një raport të posaçëm për 4 vjetorin e ndërhyrjes në Siri të forcave të Koalicionit Ndërkombëtar kundër DEASH-it nën kryesimin e SHBA-ve.

Në raport thuhet se në sulmet e kryera nga forcat e koalicionit që nga 23 shtatori i vitit 2014 e deri më tani janë vrarë gjithsej 2.832 civilë nga të cilët 861 fëmijë dhe 617 gra.

Në vitin e parë të ndërhyrjes ushtarake të forcave të koalicionit nën kryesimin e SHBA-ve në Siri, sipas raportit janë vrarë 249, në vitin e dytë 398, në të tretin 1.753 ndërsa në të katërtin 432 civilë. Nëse shikohet në bazë të periudhës së presidentëve, në raport thuhet se gjatë periudhës së qeverisë së presidentit të SHBA-ve Donald Trump janë vrarë 1.856 civilë ndërsa gjatë periudhës së parardhësit të tij, Barack Obama janë vrarë 976 civilë.

Më së shumti vdekje në Rakka

Sipas raportit, forcat e koalicionit të cilat ofrojnë mbështetje për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri, më së shumti civilë gjatë 4 viteve të fundit kanë masakruar në qytetin Rakka.

Sipas kësaj, si pasojë e sulmeve të kolicionit në Rakka janë vrarë 1.133 civilë, në Halep 782, Dejrizor 447, Haseke 218, İdlib 126, Homs 121 dhe në Dera’da 5 civilë.

Forcat e koalicionit kanë kryer të paktën 156 “masakra”

Në raport sulmet të cilat kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave janë llogaritur si “masakra”. Në bazë të kësaj thuhet se forcat e koalicionit deri më sot kanë kryer të paktën 156 masakra në Siri.

Sipas raportit gjatë vitit të parë të qëndrimit të forcave të koalicionit në Siri janë kryer 8 masakra, në vitin e dytë 11, vitin e tretë 110 ndërsa në vitin e katërt 27. Ndërkaq prej tyre 99 janë kryer në Rakka, 26 në Dejrizor, 15 në Haseke, 12 Halep, 4 në Idlib.

“Qendrat e jetesës civile” janë bombarduar 170 herë

Më tej në raport thuhet se në disa nga sulmet e koalicionit kundër DEASH-it që nga 23 shtatori i vitit 2014 në objektiv janë marrë edhe vendbanimet civile ndërkaq qendrat e jetesës civile në Siri i janë ekspozuar të paktën 170 herë sulmeve të koalicionit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit