Siri, konfiskohen municionet e armëve të rënda të terroristëve

42
0

Në Tel Abyad të Sirisë i cili ndodhet brenda zonës së operacionit “Burimi i Paqes” janë konfiskuar gjithsej 285 copë municione të armëve të rënda, kryesisht predha të mortajave që i përkisinin organizatës terroriste PKK/YPG.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Frocat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë punimet për skanim-pastrimin e zonës në Tel Abyad.

Në kuadër të punimeve eliminohen minat dhe shpërthyesit me të cilët organizata terroriste PKK/YPG ka ngritur kurthe.

Si rezultat i punimeve për skanim-pastrimin e zonës, në Tel Abyad janë zbuluar gjithsej 285 lloje municionesh që përbëhen nga 32 predha mortaja Katjushka, 18 predha 82 mm, 221 predha 106 mm dhe 14 predha 120 mm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here