Siri, mbi 30 mijë persona janë evakuuar nga Homsi

Mos i humb

 

 

Autokolona e nëntë e cila transportonte personat e shpërngulur nga periferia e provincës Homs në Sirinë perëndimore, ka mbërritur sot në Halep të provincës së Idlibit.

Korrespondenti i AA-së bën të ditur se autokolona e përbërë nga dhjetra autobusë, bartte me vete 6.800 civilë dhe pjesëtarë të grupeve të armatosura bashkë me familjet e tyre, të cilat po braktisin Homsin verior, me çka numri i njerëzve të evakuuar ka tejkaluar shifrat prej 30 mijë.

Të evakuuarit do të strehohen në kampet e refugjatëve, në shkolla dhe xhamitë që ndodhen në dy provinca të ndryshme të vendit.

Evakuimet e detyrueshme nga Homsi filluan javën e kaluar, pas negociatave mes opozitarëve dhe regjimit sirian me ndërmjetësim të Rusisë.

Një sipërfaqe prej 592 kilometrash katrorë e kontrolluar nga opozitarët në veri të Homsit, mbahet nën bllokadë prej pesë vitesh.

Në rajon jetojnë mes 200-250 mijë njerëz.

Marrëveshja e Astanas në maj të vitit 2017, e arritur nga Turqia, Rusia dhe Irani, vendosi rajonin në kuadër të zonave të deeskalimit.

Megjithatë, pas marrjes së kontrollit mbi Gutën Lindore, regjimi sirian ka nisur me sulme intensive në këtë rajon dhe në kampin Jermuk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit