Siri, në sulmet e forcave të koalicionit vriten 20 civilë

Mos i humb

Njoftohet se 20 civilë kanë humbur jetën në sulmet ajrore të ndërmarra nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve në qendër të rajonit Suse në Dejrizor të Sirisë, rajon nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Dejrizor, mësohet se 20 civilë në përpjekje për t’u larguar nga konfliktet mes organizatave terroriste DEASH dhe YPG/PKK në zonën Suse, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të ndërmarra nga forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Burimet e njëjta po ashtu theksuan se civilët që kanë humbur jetën ishin të strehuar në rajonin Suse pasi ishin larguar nga konfliktet e mëparshme.

Gjendja e fundit në Dejrizor

Organizata terroriste YPG/PKK, me mbështetjen e SHBA-ve, ka okupuar zonat periferike lindore, perëndimore dhe veriore të Dejrizorit, rajon në lindje të lumit Eufrat në afërsi të kufirit me Irakun.

E mbështetur nga SHBA-të nga ajri dhe nga Franca nëpërmjet artilerisë, YPG/PKK më 11 shtator 2018 nisi një operacion për largimin e plotë të DEASH-it nga Dejrizori.

Ndërkaq, në pjesën perëndimore të Dejrizorit të pranishme janë forcat e regjimit të Bashar al-Assadit.

YPG/PKK mban të pushtuar afërsisht një të tretën e territorit sirian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit