Siri, regjimi i Asadit vazhdon sulmet ajrore në Idlib

Mos i humb

Të paktën 9 civilë e kanë humbur jetën në sulmet ajrore të kryera nga regjimi i Asadit në disa qyteza dhe fshatra të Idlibit në Siri.

Forcat e regjimit kanë kryer sulme ajrore me helikopterë dhe avionë luftarakë në qytezat El Temanije dhe Kefer Sexhne dhe fshatrat Al Huvejn dhe Maret Hirma të zonës rurale në jug të Idlibit, si dhe në fshatrat Um El Mejjal, Al Shakozije dhe El Ruhxhan të zonës rurale lindore të Hamas.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha), Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si pasojë e sulmeve të regjimit kanë humbur jetën 7 civilë nga qyteza Kefer Sexhne dhe dy të tjerë nga fshati Maret Hirma.

Ai po ashtu bëri të ditur se ka një numër të madh të të plagosurve si pasojë e këtyre sulmeve.

Haxh Jusuf tha se zjarret e mëdha të cilat u përhapën si pasojë e sulmeve ajrore nga regjimi i Asadit në fshatin El Hulubbe, në lindje të qytetit Idlib, janë shuar nga ekipet e mbrojtjes civile.

Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet për kërkim shpëtim.

Idlibi i cili është një nga rajonet që është përballur më së shumti me sulmet ajrore në luftën civile që ka nisur në mars 2011, në takimin në Astana më 14-15 shtator 2017, nga Turqia, Rusia dhe Irani u përfshi në mesin e zonave të deeskalimit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit