Siri, regjimi kryen sulm artilerik në Hama

Mos i humb

Regjimi i Bashar al-Asadit në Siri ka kryer sulm artilerik në qytezën Latamne të provincës Hama e cila gjendet brenda kufijve të “zonës së deeskalimit” në Idlib, ku humbën jetën dy civilë ndërsa një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, njësitë e artilerisë së regjimit sirian, që nga orët e mëngjesit kanë zhvilluar sulme artilerike ndaj disa rajoneve të provincës Hama.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën një nënë dhe foshnja e saj, si dhe është plagosur një person.

Qyteti Idlib dhe disa rajone në veri të qytetit Hama të Sirisë janë shpallur si “zona të deeskalimit” në negociatat e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj të vitit 2017. Por, regjimi dhe kohë pas kohe Rusia kanë vazhduar sulmet në rajon./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit