Siri, rrëzohet një avion izraelit

Mos i humb

Në Siri është rrëzuar një avion izraelit i cili bombardonte “objektiva iraniane” në këtë rajon.

Nga Ushtria izraelite është konfirmuar se është rrëzuar avioni i llojit F-16. Në njoftim theksohet se paraprakisht rrëzuan një mjet luftarak pa pilot i cili fluturoi nga Siria drejt hapësirës ajrore izraelite.

“Si përgjigje ndaj kësaj, avionin tonë luftarak e sulmuan disa caqe iraniane në Siri. Është rrëzuar një avion”, njoftoi Ushtria izraelite.

Pilotët kanë katapultuar dhe janë dërguar në spital. Pas rrëzimit të avionit luftarak izraelit kanë vazhduar sulmet izraelite në rajonin e Sirisë.

– Netanyahu mban konsulta për sigurinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbajtur sot konsulta lidhur me situatën e sigurisë, si pasojë e rrëzimit të bombarduesit izraelit në Siri, duke dhënë pëlqimin për operacione të ushtrisë.

Siç mësohet, Netanyahu ka biseduar për zhvillimet e fundit në kufirin verior të vendit, ndërkohë që theksohet se ai është i informuar për të gjitha detajet dhe se ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit