Siri, të paktën 20 civilë të vdekur nga sulmi i regjimit të Asadit

Mos i humb

 

 

Të paktën 20 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe mbështetësve të tij në provincën Dera, në jugperëndim të Sirisë.

Sipas informacioneve të publikuara të Qendrës së Lajmeve të Dera-s, forcat e regjimit kanë sulmuar qytezën Misrefe në Dera, ku kanë humbur jetën të paktën 20 civilë.

Provincat Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të shtetit ishin njëra prej 4 zonave të deeskalimit të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanës, Turqia, Irani dhe Rusia. Rusia, SHBA-të dhe Jordania dy muaj më pas Deran dhe Kunejtran i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Edhe SHBA-të kishte ndërprerë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Përkundër të gjitha paralajmërimeve të SHBA-ve, regjimi dhe mbështetësi i tij Irani pas përfitimeve në pjesën qendrore të shtetit, më 20 qershor filluan operacion ndaj qytetit Dera për të marrë nën kontroll edhe jugun.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ditë më parë kishte paralajmëruar se jeta e 750 mijë personave në qytetin Dera është në rrezik dhe se 45 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga vendet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit