Siri, vazhdojnë përleshjet mes YPG/PKK-së dhe DEASH-it

Mos i humb

Gjatë pesë ditëve të fundit po vazhdojnë përleshjet në mes të organizatës terroriste YPG/PKK dhe DEASH-it në qytetin Deir ez-Zor, në lindje të Sirisë. Në përleshjet dhe sulmet e DEASH-it me autobomba janë vrarë 45 terroristë të YPG/PKK-së.

Që nga dita e martë në rajonin Heccin, i cili ndodhet në zonën rurale veriore të Deir ez-Zorit që është bastioni i fundit i organizatës terroriste DEASH, po vazhdojnë përleshjet në mes të terroristëve të YPG/PKK-së dhe DEASH-it.

Sipas informacioneve nga burimet lokale në Deir ez-Zor, terroristët e YPG/PKK-së me ndihmën e forcave të SHBA-ve dhe të forcave franceze, po kryejnë sulme për marrjen nën kontroll të qarkut Heccin dhe qytezës Bagus.

Gjatë përleshjeve, terroristët e YPG/PKK-së kanë marrë nën kontroll lagjen Sheyh Hamad të qytezës Bagus.

Në përleshjet mes këtyre dy organizatave terroriste dhe sulmeve me autobombë të DEASH-it, në 5 ditët e fundit janë vrarë 45 terroristë të YPG/PKK-së.

Forcat amerikane dhe franceze, nën kryesimin e Koalicionit Ndërkombëtar kundër DEASH-it dhe YPG/PKK-së gjatë muajit të fundit nëpërmjet lumit Eufrat kanë dërguar armë të rënda dhe anije luftarake me qëllim që të marrin qarkun nën kontroll.

Në Deir ez-Zor aktualisht ndodhen rreth 2.500 pjesëtarë të DEASH-it, ku rreth 1.000 prej tyre ndodhen në Heccin.

YPG/PKK me mbështetjen e SHBA-ve po mban nën okupim rajonet periferike në lindje dhe perëndim të Deir ez-Zorit. Rreth 28 për qind të territorit të Sirisë ndodhet nën okupimin e YPG/PKK-së.

Organizata terroriste DEASH vazhdon praninë e saj në 3 pika të Sirisë. Organizata mban nën kontroll 3,3 për qind të territorit të Sirisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit