Siri, vitin e kaluar humbën jetën 42 gazetarë

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se gjatë vitit 2017 si pasojë e përleshjeve të armatosura mes palëve në Siri jetën e kanë humbur 42 gazetarë.

SNHR publikoi një raport lidhur me gazetarët e vrarë dhe të arrestuar nga grupe të ndryshme në luftën e brendshme në Siri.

“Ne si rrjet kemi dokumentuar se vetëm gjatë muajit dhjetor kanë humbur jetën 2 gazetarë dhe se 4 të tjerë janë arrestuar”, thuhet në raport.

Duke bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar janë plagosur gjithsej 47 aktivistë dhe pjesëtarë të mediave, në raport bëhet e ditur se 27 prej tyre janë plagosur nga sulmet e regjimit të Bashar al Asadit.

Sipas raportit, 17 pjesëtarë të mediave janë vrarë nga regjimi i Asadit, 11 nga organizata terroriste DEASH, 4 nga Rusia, 3 nga opozita ushtarake dhe 1 nga kolicioni ndërkombëtar nën kryesimin e SHBA-ve. Kurse 6 gazetarë janë vrarë nga palët ende të paidentifikuara.

Në raport bëhet e ditur edhe për numrin e gazetarëve të arrestuar, ku bëhet e ditur se regjimi i Asadit ka arrestuar 6 gazetarë, organizata terroriste PYD/PKK 11, grupi anti-regjim Hay’at Tahrir al-Sham 19 dhe grupet opozitare 10 gazetarë.

Në raport thuhet se më pas 3 prej tyre janë liruar.

Në pjesën e rekomandimeve të raportit kërkohet që Rusia, si garantuese e regjimit sirian t’i ndalojë përpjekjet e regjimit për ta dështuar marrëveshjen për rajonet e deeskalimit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit