Siri, vriten 25 civilë në sulmet e forcave të koalicionit

Mos i humb

 

 

Nga sulmet ajrore të ndërmarrë nga koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-ve kundër DEASH-it, 25 civilë kanë humbur jetën në fshatin El Fadil 60 km në juglindje të rajonit Haseke në Siri, cili ndodhet i pushtuar nga organizata terroriste DEASH.

Sipas informacionit që AA-ja ka marrë nga burimet lokale mësohet se në fshatin El Fadil 60 km në juglindje të rajonit Haseke në Siri që ndodhet i pushtuar nga organizata terroriste DEASH, kanë humbur jetën 25 civilë si pasojë e një sulmi ajror të ndërmarrë nga koalicioni nën udhëheqjen e SHBA-ve.

Ndër të tjera bëhet e ditur se sulmet e kryera në orët e para të mëngjesit e kanë kapur popullatën e fshatit në gjumë, dhe se shumica e personave të vdekur përbëhet nga gratë dhe fëmijët.

Rajoni i vendosur në objektivin e forcave të koalicionit është në afërsi të kufirit me Irakun dhe është një prej fshatrave të fundit nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit