Siri, vriten 5 civilë nga sulmet ajrore ruse në Idlib

Mos i humb

Pesë civilë u vranë në sulmet ajrore ruse në zonat e banuara në rajonin e de-eskalimit në Idlib të Sirisë, njoftoi sot agjencia e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha).

Tre civilë u vranë në fshatin Rami dhe dy të tjerë në Maarshimshan, bëri të ditur Mbrojtja Civile.

Sipas Observatorit të opozitës siriane për aviacionin, avionët luftarakë rusë kanë shënjestruar fshatrat Rami, Jibala dhe Maarshimshan që nga nata e kaluar.

Fshatrat bëjnë pjesë në rrethin Kafr Nabl të provincës Idlib, e cila u përcaktua si pjesë e zonës së de-eskalimit në marrëveshjen e Turqisë të dakorduar me Rusinë në fund të vitit 2018.

Që atëherë, më shumë se 1.300 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi dhe forcat ruse në zonën e de-eskalimit.

Rreth një milion njerëz janë detyruar të largohen nga zonat e qytetit të prekura nga konflikti duke u përpjekur të gjejnë strehim në zona më të sigurta në pjesën veriore të qytetit që kufizohet me Turqinë.

Qeveria turke ka ndjekur një politikë me “dyer të hapura” për sirianët që nga shpërthimi i luftës së përgjakshme.

Në Turqi aktualisht janë akomoduar rreth 3.6 milionë sirianë, të cilët me padurim presin të kthehen në shtëpi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit