Pesë pjesëtarë të milicisë së mbështetur nga Irani u vranë sot në Sirinë e shkatërruar nga lufta, bëri të ditur agjencia iraniane e lajmeve “Mehr”.
Agjencia tha se pesë anëtarët e Divizionit Fatemiyoun, një milici afgane shiite e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, u vranë në përleshjet, por pa specifikuar se ku ndodhën përplasjet.
I mbështetur nga Teherani, Divizioni Fatemiyoun (Liëa Fatemiyoun) përbëhet pothuajse ekskluzivisht nga luftëtarët afganë shiitë.
Irani është shtëpia e rreth tre milionë afganëve, shumica e të cilëve janë larguar nga persekutimi dhe konflikti në vendin e tyre.
Deri më sot, rreth 2.400 ushtarë iranianë janë vrarë në Siri, të cilët kanë luftuar së bashku me forcat e regjimit të Asadit që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011./Rtv Islam/