Sirianët: Turqia po krijon kushte për kthimin tonë

Mos i humb

Refugjatët sirianë të cilët kanë gjetur strehim në Turqi, janë shprehur me tone pozitive për përpjekjet e Turqisë për të krijuar kushte për kthimin e tyre në vendlindje.
Në një prononcim për televizionin suedez SVT, siriani Mahmoud Mohammad, me banim të përkohshëm në Turqi tha se ky shtet kë bërë Sirinë një vend më të sigurtë.

“Ka ardhur koha për rikthim tonë në vendlindje”, tha ai.

Reportazhi i televizionit suedez ka theksuar se refugjatët të cilët qëndrojnë në provincën turke Kilis në zonën kufitare, tashmë kanë filluar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Në reportazhin në fjalë, Mohammad përmend mposhtjen e DAESH-it në Deir-Zor të Sirisë, e cila sipas tij, është një e aritur e madhe, që bën vendin më të sigurtë.

Ndërkohë edhe sot ka vazhduar operacioni “Dega e Ullirit”, i nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullatën e rajonit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit