Sistemi 7-shtresëshe i hierarkisë së FETO-s

Mos i humb

Organizata terroriste FETO, ithtarët e së cilës me vite u infiltruan brenda institucioneve shtetërore të Republikës së Turqisë dhe në fund u përpoqën të kryejnë grusht shteti në korrik të vitit 2016, vepron sipas sistetimit të hierarkisë shtatë shtresëshe. Në krye të sistemit ndodhet Fetullah Gulen, kreu i FETO-s, të cilit i përgjigjen 17 persona të cilët i emëron vetë Guleni.

Në kuadër të proceseve gjyqësore kundër 75 emrave kryesorë të organizatës terroriste FETO, përfshirë Gulen-in, u analizua struktura operuese e kësaj organizate terroriste.

Sipas aktakuzës, sistemi i operimit të FETO-s bazohet në strukturën e sistemit piramidal shtatë shtresësh, e cila është specifike për Zoroastrianismin, dhe kështu edhe për sektin Ismaile të frymëzuar nga ky besim.

Sistemi i hierarkisë shtatë shtresëshe të drejtuar nga Güleni është i hapur drejt shtresës së lartë për t’u zhvendosur nga njëri nivel në tjetrin, ndërsa është i mbyllur për lëvizje në drejtim të kundërt. Guleni miraton kalimet mbi shtresën e katërt.

Në shtresën e parë janë shtresat shoqërore ose popullore, e cila ka të bëjë me njerëzit që janë të lidhur me organizatën dhe sigurojnë mbështetje financiare ose të tjera. Shumica e këtyre njerëzve nuk janë të përfshirë në sistemin hierarkik të FETO-s, ata i shërbejnë organizatës me vetëdije ose pa vetëdije.

Në vendin e dytë është shtresa besnike, apo grupi lojal i njerëzve që janë punonjës të shkollave, kurseve, konvikteve studentore, bankave, mediave dhe institucioneve publike.

Këta janë njerëz që marrin pjesë në shoqërimet (sohbet) e organizatës, të cilët rregullisht paguajnë anëtarësinë dhe pak a shumë janë të njohur me ideologjinë e FETO-s. Për të hyrë në nivelin e dytë, duhet të jeni anëtar i organizatës.

Në shtresën e tretë është e ashtuquajtura, shtresa e organizimit ideologjik, dhe këta janë anëtarët e organizateës që kryejnë aktivitete “jozyrtare”. Besnikëria e tyre ndaj organizatës është në një nivel të lartë dhe përhapin ideologjinë në mjediset ku jetojnë.

Pastaj vjen shtresa e katërt, “shtresa e inspektimit”, e cila kontrollon të gjitha aktivitetet legale dhe ilegale brenda organizatës. Vetëm anëtarët që tregojnë një besnikëri të madhe mund të arrijnë këtë shtresë. Zakonisht ata janë anëtarë që janë të lidhur me organizatën që nga fëmijëria. Ata që nuk janë të tillë, shumë të rrallë mund të hyjnë në këtë ose shtresa më të larta.

Në shkallën e pestë të sistemit të FETO-s është “shtresa organizative dhe ekzekutive” që kërkon fshehtësi të nivelit të lartë. Njihen shumë pak me njëri-tjetrin. Ata emërohen personalisht nga Guleni kurse detyra e tyre është të organizojnë dhe menaxhojnë strukturat brenda shtetit.

Në të gjashtën është “shtresa e veçantë”, detyra e së cilës është vendosja e komunikimit midis Gülenit dhe shtresave të ulëta. Njerëzit brenda kësaj shtrese emërohen personalisht nga Güleni dhe ata kanë për detyrë të bëjnë emërime ose ndyshime brenda organizatës.

Në krye të sistemit hierarkik është vetë Guleni, shtresa e shtatë dhe e fundit, e cila është shtabi i përgjithshëm së bashku me 17 njerëz që i përgjigjen drejtpërdrejt dhe të cilët i emëron personalisht.

Përveç shtatë shtresave të lartpërmendura ndodhet edhe “shtresa e simpatizuesve”, në të cilën përfshihen njerëzit që kanë simpati për organizatën. Këta persona nuk janë të përfshirë në sistemin hierarkik të FETO-s. Në njëfarë mënyre ata japin mbështetje dhe nuk kanë mendim negativ për FETO-n.

Kjo shtresë nuk merr asnjë udhëzim nga FETO dhe as nuk i jep llogari organizatës. Pa detyrim, ajo herë pas here i ofron mbështetje materiale organizatës dhe merr pjesë në disa organizime në favor të FETO-s.

Në këtë shtresë ka njerëz që nuk e njohin fytyrën e vërtetë të FETO-s ose e konsiderojnë FETO-n se është ashtu siç paraqitet. Organizata ka një kornizë shumë të gjerë të simpatizantëve, ndër të cilët shpesh ka politikanë, artistë, gazetarë, shkrimtarë, punonjës akademikë, në saje të të cilve ajo përfiton në momente kritike.

Fetullah Gulen si shtresa e shtatë merr rolin udhëheqës në sistemin hierarkik të FETO-s, shtresa e pestë, e gjashtë dhe e shtatë janë të lidhura për shtresat administrative brenda organizatës. Njerëzit në shtresën e pestë dhe të gjashtë nuk lejohen në asnjë mënyrë të largohen nga organizata. Anëtarët e shtresës së gjashtë janë përgjegjës për aktivitetet që Güleni i konsideron si aktivitete me “rëndësi jetike”.

Janë shumë të rralla braktisjet e shtresës së pestë brenda FETO-s por në rast se ndodhë, ai detyrimisht ndiqet dhe pastaj edhe neutralizohet.

Për shtresën e katërt, konsiderohet se e mban organizatën të bashkuar dhe kontrollon shtresat e ulëta. Punët e “hizmetit” i kryejnë tre shtresat e para.

Struktura horizontale (Lloji i celulave të strukturës zinxhirore) është model që është një nga arsyet kryesore që e bën të vështirë që shteti të dekodojë strukturat e FETO-s. Organizata përmes këtyre celulave të lidhura zinxhirore vjen në kontakt me të ashtuquajturit imamë dhe pastaj tek emrat kryesorë të organizatës.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve, të personave që ishin pjesë e sistemit organizativ të FETO-s dhe dokumenteve të konfiskuara gjatë hetimit, mund të kuptohet se organizata vepronte në sistemin e celulave./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit