“Situata ekonomike në Shqipëri është në përmirësim të vazhdueshëm”

Mos i humb

 

 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një takim me mediat për zhvillimet kryesore ekonomike në vend, ku tha se rritja ekonomike e vendit është në vazhdimësi në përmirësim.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj deklaroi se kërkesa e brendshme dhe investimet do të jenë shtyllat kryesore të rritjes ekonomike gjatë këtij viti. Sipas tij, rritja e besimit në ekonomi është në vazhdimësi në përmirësim.

“U rrit me 3.7 pikë gjatë tre mujorit të parë të vitit 2018 dhe kjo tregon se aktorët vazhdojnë të kenë besim në rritjen ekonomike, qoftë konsumatorët, qoftë sipërmarrja private”, tha ministri Ahmetaj.

Duke folur situatën ekonomike në gjashtë muajt e parë të këtij viti dhe tregut të punës, Ahmetaj tha: “Situata ekonomike është në përmirësim të vazhdueshë. Vazhdojmë të jemi në nivelin më të ulët historik të papunësisë dhe trendi i rënies së papunësisë tek të rinjtë vazhdon. Vetëm nga zyrat e punës janë 16 mijë të punësuar, si dhe kemi 31.484 vende të lira pune të shpallura”.

Ahmetaj shtoi se bazuar në statistika, flukset e investimeve të huaja u rritën 62 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Edhe turizmi sipas tij, shënoi një rritje prej 10 për qind, ndërsa eksportet u rritën me 18,4 për qind.

“Ekonomia shqiptare, kompanitë shqiptare kanë rritur produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, të cilat janë dy elementë kyç që ekonomia shqiptare të performojë pozitivisht. Ndërkohë kemi një rritje gati 7 për qind të importeve. Sot ne kaluam në Komisionin e Ekonomisë, paketën fiskale me lehtësi për agroturizmin, ku ulëm tatim fitimin nga 15 në 5 për qind dhe hoqëm taksën e infrastrukturës për investimet e reja në agroturizëm”, deklaroi Ahmetaj.

Ndërkohë disa ditë më parë Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) deklaroi se kontributin kryesor në rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit 2018 e kanë dhënë degët, si industria, energjia, tregtia, transporti, bujqësia, etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit