Situata me motin, Balluku inspekton Korçë- Ersekë: Të gjitha akset të lira, 1 mijë punonjës dhe 500 mjete në gatishmëri

Mos i humb

Të gjitha akset janë të lira dhe automjetet mund të vijojnë qarkullimin normalisht ka bërë të ditur ministrja Balluku. Gjatë inspektimit të aksit Korçë- Ersekë ajo ka thënë se 1 mijë punonjës dhe 500 mjete janë në gatishmëri nga Ministria e Infrastrukturës dhe institucioneve të tjera për të përballuar situatën me motin e keq që ka kaplur këto ditë Shqipërinë.

Ministrja Balluku vlerësoi punën e bërë nga ARRSH dhe kompanitë kontraktore gjatë këtyre ditëve në të gjitha akset rrugore të vendit ndërsa theksoi se të gjitha strukturat do të vijojë të jenë në gadishmëri të plotë për të evituar çdo problematikë që mund të shfaqet.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar, së bashku me gjithë nënkontraktorët janë në gatishmëri të plotë 24 orë në 24. Jemi në sezon dimri dhe presim që të kemi dhe përkeqësim të motit në javën e fundit të janarit apo dhe gjatë shkurtit, ndaj duam që të shprehim gatishmërinë tonë. Gjithçka është nën kontroll, asnjë nga akset nuk është bllokuar, as akset e veriut, të cilat kanë pasur pak a shumë të njëjtën problematikë, por sigurisht dhe ato të verilindjes që janë dhe akset me problematikën më të shtuar”, u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë falenderoi punonjësit e angazhuar për të menaxhuar këtë situatë, të cilët ishin në terren, pavarësisht festave dhe kushteve të vështira atmosferike.

“Duhet vlerësuar gadishmëria e këtyre punonjësve. Unë dua t’i falënderoj pasi përveçse është dimër, kanë qenë ditë festash dhe u është dashur që të lenë familjet e tyre, të dalin jashtë nga shtëpitë e ngrohta, për t’u kujdesur për akset rrugore shqiptare dhe për t’i ofruar të gjithë qytetarëve tanë një shërbim të pandërprerë”, nënvizoi Balluku.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Për drejtorin e ARRSH i rëndësishëm është edhe mentaliteti i krijuar nga ana e kompanive nënkontraktore, të cilët tashmë janë profilizuar në këtë drejtim duke marrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme.

“Ajo që është më e rëndësishme për Autoritetin Rrugor, është se mentaliteti për mirëmbajtjen është rritur dhe gjithë nënkontraktorët janë profilizuar tashmë, duke pasur plane te përcaktuara më përpara sesi duhet të veprojnë. Janë angazhuar mbi 500 automjete, borëpastruese, fadroma, kamionë në dispozicion dhe 3 mijë tonë kripë. Mbi 800 punonjës janë në territorin e Shqipërisë që punojnë për mirëmbajtjen nga kontraktorët dhe mbi 200 të tjerë janë të ARRSH nëpër rrugë të cilët monitorojnë situatën hap pas hapi”, bëri të ditur Verdho.

Grupet e ARRSH, së bashku me ato të kompanive nënkontraktore do të vijojë të jenë në terren edhe në ditët në vijim teksa janë marrë të gjitha masat për të përballuar të gjitha situatat që mund të shfaqen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit