Situata politike në vend, Merkel pritet të kontaktojë Kurtin

Mos i humb

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të zhvillojë sot një bisedë përmes video-lidhjes me kreun e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë një bisedë me kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.

Sipas Besnik Kelmendit, këshilltar i partisë CDU, kjo bisedë do të zhvillohet përmes një vido-lidhjeje.

Ai ka shkruar se Merkel dhe Kurti do të bisedojnë edhe për situatën politike në Kosovë, por me theks të veçantë për situatën pas përhapjes së koronavirusit si dhe për çështje të tjera, shkruan lajmi.net.

“Kancelarja Angela Merkel do të ketë sot një video-konferencë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Përveç masave për të frenuar virusin e koronës, përqendrimi do të jetë në marrëdhëniet bilaterale, çështjet ekonomike, rajonale dhe të politikës së jashtme, si dhe çështjet e politikës evropiane. Përveç këtyre temave të sipërmenduar sigurisht do te bisedohet edhe për situatën politike ne Kosove. Ku do te diskutohet edhe për mocionin e qeverise nga ana e LDK”, ka shkruar Kelmendi.

Merkel ditë më parë ka zhvilluar një bisedë përmes videolidhjes edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit