Ballina Te ndryshme S’ka më Whats App për Blackberry dhe telefonat Windows 8.0

S’ka më Whats App për Blackberry dhe telefonat Windows 8.0

64
0

Për adhuruesit e WhatsApp që zotërojnë një telefon Blackberry apo një model të vjetër telefoni tjetër, duket se ka ardhur koha ta ndryshojnë atë.

Aplikacioni nuk do të jetë më funksional tek shumë smartfonë të vjetër, çka nënkupton se përdoruesve të tij do t’u duhet të blejnë aparate të rinj nëse duan të vazhdojnë të jenë pjesë e platformës së sukseshme të komunikimit.

Në ditën e parë të vitit të ri aplikacioni, që do të përditësojë softuerin, nuk do të suportohet më nga një numër telefonash që operojnë me sistemet BlackBerry OS, BlackBerry 10 apo Windows Phone 8.0.

“Këta lloje smartfonesh kanë qenë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë, por ata nuk i kanë kapacitetet e nevojshme për të përballuar versionet e përditësuara” tha WhatsApp në një deklaratë.

Edhe pse i vështirë, vendimi do të mundësojë në ofrimin e mënyrave më të mira për të komunikuar me këtë aplikacion, pohojnë përfaqësuesit e platformës./Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here