S’ka pallat te fusha e Laprakës. Veliaj dëgjesë me banorët e njësisë 11

Mos i humb

Tri rastet me koronavirus nga Prishtina: Kjo është gjendja e tyre

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se gjendja e të infektuarve me coronavirus e tre personave që vijnë nga...

Rusi, punonjës të Kremlinit të infektuar me COVID-19

Rusia sot bëri të ditur se ka disa raste me koronavirus në administratën presidenciale të vendit, por anëtarët e stafit të infektuar...

Negociatat, ministri gjerman konfirmon dritën jeshile për Shqipërinë: Një lajm i mirë

Ministri gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, ka konfirmuar se gjatë takimit të ministrave të vendeve të BE është rëndë dakord...

Edhe 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 71 numri i të prekurve

Edhe tetë raste të tjera me COVID19 janë regjistruar sot në Kosovë, duke çuar numrin në 71 të infektuar.

Në fushën e sportit në Laprakë nuk do të ndërtohet pallat. Këtë e ka konfirmuar kryetari Bashkisë Erion Veliaj gjatë dëgjesës publike për buxhetin e bashkisë gjatë vitit 2019.

“E paimagjinueshme çfarë pafytyrësie kanë ata që menaxhuan për katër vite Laprakën dhe Tiranën, që menaxhuan gjykatat, që e falën tokën në gjykatë dhe sot bëjnë sikur përvëlohen për qytetarët, ndërkohë që i kishin bërë planet dhe fituar gjyqet, siç u donte qejfi. Lajmi i mirë për qytetin, për Laprakën, dhe lajmi i keq për gjumin, kunatin dhe dhëndrin, është se fusha do të shpronësohet nga Bashkia e Tiranës, do t’i ngelet publikut të Laprakës dhe do të kemi terrenin sportiv, që gjithmonë e kemi pasur mes nesh, por që me letra dhe me plan urbanistik, u deformua. Kam një pyetje: Si do të kthehen ata në Laprakë, pasi e kishin Laprakën, e kishin fushën dhe e çuan për pallate, pasi e kishin këtë komunitet për t’i bërë gjitha këto punë dhe nuk vijnë as në mbledhjet e Këshillit Bashkiak?”, tha Veliaj.

Duke akuzuar opozitën për barrierat që ka vendosur në mbledhjet e Këshillit Bashkiak që lidhen me miratimin e një sërë vendimesh  të rëndësishme për kryeqytetin, Veliaj  u kërkoi qytetarëve të  njësisë numër 11 që të votojnë partinë socialiste në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të  sigurohet shumica e këshilltarëve të majtë.

“Partia Socialiste do të fitojë bindshëm në të 61 bashkitë e vendit, pasi është e vetmja forcë që fjalët i kthen në vepra. “. Ne socialistët, por edhe miqtë tanë të djathtë, që e kuptojnë se këto zgjedhje janë kush të mbaron punë dhe jo për ideal të partisë, do të fitojmë bindshëm jo vetëm në Tiranë, në Laprakë, në Kodër Kamëz, Institut dhe kudo tjetër, që njerëzit të kenë shansin të shikojnë të mirat e këtyre investimeve në çdo komunitet”, tha Veliaj.

Sa i përket investimeve në infrastrukturë, kryebashkiaku Veliaj tha se me buxhetin e ardhshëm do të ndërhyhet në gjithë bllokun rreth shkollës “Isa Boletini”, zonën e Kodër Kamzës,

Një tjetër investim i rëndësishëm nga i cili do të përfitojnë gjithë fëmijët dhe të rinjtë e Njësisë 11 është projekti i ndërtimit te 5 shkollave  të reja./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve...

Britani, arrin në 1.019 numri i të vdekurve nga COVID-19

Me 260 vdekje të reja të shënuara në një ditë në Britani të Madhe ka arritur në 1.019 numri i të vdekurve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 4 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e 4 si pasojë e koronavirusit (Covid-19) në vend. “Mëngjesin...

Turqi, rritet në 108 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 16 vdekje të reja nga koronavirusi në Turqi, me çka numri i përgjithshëm i...

Shkon në 91 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se pas testimit të dytë edhe një person ka rezultuar pozitiv me virusin...