Skandal në Francë, pezullohen drejtues mediash për bullizëm

Mos i humb

Disa drejtues mediash në Francë janë pezulluar apo pushuar nga puna pasi dyshohet se kanë koordinuar një ngacmim “online” përmes një grupi privat në Facebook.

“League du LOL”, e përbërë kryesisht nga meshkuj, vinte në shënjestër shkrimtare femra dhe aktiviste feministe.

Dhjetëra persona kanë ndarë eksperiencën e tyre të bullizmit kibernetik nga grupi, që kur ai u zbulua nga e përditshmja e majtë franceze “Liberation”.

Dy gazetarë të “Liberation” janë mes të pezulluarve. Një gazetar “freelance”, Vincent Glad, që ka themeluar grupin në 2009, kërkoi ndjesë në Twitter duke thënë se ai e kuptonte se praktika të tilla janë të papranueshme. Duke përdorur kryesisht llogari anonime në Twitter, pjesëtarët e grupit ngacmonin kolegët gazetarë, shumica e të cilëve femra.

Ata po ashtu bënin shaka për përdhunime dhe shpërndanin foto të përpunuara të individëve. Gazetare të njohura franceze thonë se ato kanë qenë në shënjestër të ngacmimeve të grupit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit