Skandali i celularëve, edhe Samsung është në hetim në Itali për ngadalësim

Mos i humb

Kush mund të ketë menduar se skandali i Apple me ngadalësimin e pajisjeve të vjetra do të sillte përfitime për konkurrentin e tij të madh, Samsung, është gabuar.

Edhe kompania koreanojugore është në telashe ligjore, pasi autoriteti italian i konkurrencës – Autoriteti Garant i Konkurrencës e i Tregut (AGCM) – ka bërë të ditur nisjen e hetimit për Apple dhe Samsung dhe sidomos procesin e se si ato kanë ofruar procesin e përditësimit në të kaluarën dhe nëse ato përditësime kanë qenë të dizenjuara për të reduktuar para kohe përdorueshmërinë e telefonëve. Një taktikë shpesh e quajtur si “vjetërim i planifikuar”.

AGCM ka sqaruar se hetimi për Samsung, krahas atij për Apple, ka ardhur për shkak të “raportimeve nga konsumatorët” dhe se Autoriteti do të shohë nëse të dyja kompanitë “kanë përdorur qëllimisht mangësitë e disa komponentëve” si mjet “për të nxitur konsumatorët të blejnë versione të reja”.

Po ashtu, nën hetim është edhe çështja nëse kompanitë kanë mundësuar dërgimin e përditësimeve te përdoruesit pa bërë të ditura paraprakisht efektet e tyre, sidomos ato negative.

Nëse akuzat vërtetohen, ato rezultojnë në shkelje të shumë neneve të Kodit Italan të Konsumatorit dhe tashmë inspektimi i pajisjeve nga AGCM ka nisur./Koha islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit