Skema e re e ndihmës ekonomike, kryetarja e Bashkisë Shkodër e konteston

Mos i humb

Ligji i ri i ndihmës ekonomike është kontestuar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një deklarate për median, Ademi, në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, tha se me mijëra familje në nevojë janë hequr padrejtësisht nga ndihma ekonomike.

“Sistemi është jotransparent. Askush nuk ka informacion lidhur me kriteret e llogaritjes së pikëve. Sistemi i pikëzimit nuk sqaron pamjaftueshmërinë e pikëve për familjet me një apo me më shumë anëtarë. Kjo ka shkaktuar konfuzion, revoltë për të gjithë familjet që janë përjashtuar dhe që deri më tani bashkitë i kanë trajtuar me fondin e ndihmës ekonomike”, deklaroi Voltana Ademi.

Më tej, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka bërë të ditur se, pas konsultimit me kryetarët e bashkive të tjera, do të kërkojë pezullimin e kësaj skeme.

“Pezullimin e menjëhershëm të kësaj skeme, që në vend të zbutjes, e thellon varfërinë. Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën ekonomike të muajit janar për të gjithë Shqipërinë”, shtoi Ademi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit