Skemë e re punësimi, ja çfarë kriteresh duhet të plotësoni për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar

Mos i humb

Punëtorët e thjeshtë, pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit.

Qeveria ka njoftuar për rregulloren e re të punësimit të emigrantëve në Britaninë e Madhe. Sipas njoftimit emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian do të trajtohen në mënyrë të barabartë me emigrantët e vendeve të tjera pas përfundimit të lëvizjes së lirë Mbretëri e Bashkuae-BE më 31 dhjetor.

Kjo paketë sipas qeverisë synon të ulë emigracionin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Skema e re që pritet të hyjë në fuqi është me pikë.
Sipas skemës emigrantët që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar. Me plotësimin e këtyre kushteve të jepen 50 pikë.

Por për të fituar vizën e punës duhet të marrësh 70 pikë. Pikët e tjera sigurohen nga kualifikiet, vlera e pagës dhe puna duhet të jetë në një sektor me mungesa në punonjës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit