Sllovakia aprovon blerjen e avionëve F-16 nga SHBA-të

Mos i humb

 

 

Qeveria e Sllovakisë ka aprovuar planin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e 14 avionëve ushtarakë F-16 nga SHBA-të.

Avionët F-16 do të duhet të zëvendësojnë fluturaket e vjetra ruse MiG-29 të cilat i kanë përdorur forcat ajrore sllovake. Ministria e Mbrojtjes preferoi ofertën e SHBA-ve për avionët F-16 70/72 në raport me ofertën konkurruese të Suedisë për avionët JAS-39 C/D Gripen.

Ministri sllovak i Mbrojtjes, Peter Gajdos, tha se oferta e SHBA-ve ka qenë me e mirë “në të gjitha aspektet”, duke e quajtur “zgjidhjen më të mirë të mundshme”. Ende nuk dihet se kur avionët do të mund të dorëzohen, por Gajdos shtoi se Qeveria amerikane është e gatshme të nënshkruajë kontratë me Sllovakinë.

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, deklaroi se qeveria e tij do të paguajë 1.5 miliardë euro për avionë, municione, trajnime të pilotëve dhe shërbime logjistike për dy vjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit